Edhe pse VAR-i është prezent në Serie A, polemikat për referim jo të mirë nuk kanë të ndalur në kampionatin elitar italian.
Juventusi e fitoi derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 1-0, por ndeshja vazhdon të komentohet.
Goli i vetëm në takim u shënua nga Alex Sandro, por që në fillimin e aksionit kishte një ndërhyrje në Cristian Ansaldi nga Federico Bernardeschi.
Gjyqtari Daniele Orsato vendosi që loja të vazhdojë, por kjo shikohet si gabim nga ish-gjyqtari, Tiziano Pieri, i cili thoshte se goli duhej anuluar.
#TorinoJuve, non mancano mai le polemiche. Protestano i tifosi granata per questa spinta di #Bernardeschi su #Ansaldi che da il via all’azione del gol-vittoria di #AlexSandro (📸 credits SkySport). Regolare? 🤔 Per il #VAR sì. pic.twitter.com/dfnotFZR8d
— Denis Errori Arbitrali (@erroriarbitrali) February 18, 2018
“Në aksionin që sjell deri te goli i Alex Sandros në fillim kishte një ndërhyrje të palejuar në Ansaldin nga Bernardeschi”.
“Kontrolli në heshtje i VAR-it sigurisht nuk ishte i mjaftueshëm”.
“Orsato për mua është kampion, por sot nuk më ka bindur”, ka thënë Pieri për Rai Italia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=a7XyXGtxdz4