Site icon Telegrafi

Ish-gjyqtari Oliver: Suarez duhej të ndëshkohej me të kuq për ndërhyrjen në Nachon

Foto: MARCA

Barcelona fitoi në El Clasico ndaj Real Madridit me rezultat 5-1, por ndeshja vazhdon të komentohet.

Një nga momentet që vazhdon të komentohet ende është ndërhyrja e ashpër e Luis Suarezit në Nachon në minutën e 77-të.

Ish-gjyqtari dhe eksperti i referimit, Andujar Oliver, e ka komentuar këtë moment për Radio Marcan:

Luis Suarez në duel me Casemiron dhe Sergio Ramosin (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Është një gabim i Sanchez Martinez, sepse duhet ta ndëshkonte Suarezin me karton të kuq”.

Në rast se sulmuesi uruguaian do të ndëshkohej  me karton të kuq do të mungonte ndaj Rayo Vallecanos.

Lexo po ashtu Suarez: Treguam se kemi një trajner dhe skuadër të madhe

Aktualisht Barcelona renditet në vendin e parë në La Liga me 21 pikë në dhjetë ndeshjet e para.

Real Madridi vazhdon në pozitën e nëntë me 14 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version