Site icon Telegrafi

Ish gjyqtari italian thotë se Interit iu ka mohuar një penalltinë ndaj Milanit

Ish gjyqtari që bën analizën te DAZN, Luca Marelli, beson se Interit meritonte një penallti për një faull të Strahinja Pavlović ndaj Marcus Thuram në pjesën e dytë.

Interi dhe Milani barazuan 1-1 në derbin e tretë të sezonit të dielën.

Tijjani Reijnders i kaloi kuqezinjtë në epërsi në pjesën e parë, por bashkëkombasi i tij Stefan de Vrij barazoi rezultatin në shtesë të pjesës së dytë.

Pati një incident të diskutueshëm në pjesën e dytë kur Thuram ndezi një kundërsulm të Interit, ai u sfidua nga mbrojtësi i Milanit, Pavlovic.

Qendërmbrojtësi i kuqezinjve u përplas me Thurami pasi hyri në zonën e kuqezinjve dhe përpara se Theo Hernandez të fitonte topin me një ndërhyrje të pastër.

Sipas Marellit, siç raportohet nga PassioneInter, goditja e Theo Hernandez nuk ishte e dënueshme. Megjithatë, zikaltërit duhet t’i jepet një penallti, pasi Pavloviç padyshim u përplas me sulmuesin e Interit brenda zonës.

 

Interi mbetet i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë më pak se lideri Napoli, i cili po luan në mysafirë kundër Romës të dielën mbrëma. /Telegrafi/

Exit mobile version