Ahmet Cakar, ish gjyqtari i njohur ndërkombëtar i futbollit, ka tentuar të vetëvritet në një emision të drejtpërdrejt televiziv të Beyaz TV.
E gjithë kjo, pasi ky i fundit kishte premtuar se në rast se skuadra e Besiktasit do të shpallet kampion, do të kryej vetëvrasje.
Besiktas mbrëmë u shpall kampion pas tetë viteve dhe natyrisht që gjyqtari ka mbajtur fjalën, transmeton Telegrafi.
Ai ka sjell në studion televizive një gjarpër dhe e ka lidhur për qafe, duke u përpjekur që të vetëvritet.
Por, fatmirësisht gjarpri nuk ka qenë helmues dhe gjyqtari ka shpëtuar pa ndonjë pasojë.
Theksojmë se Besiktasit i është nevojitur një pikë në takimin e fundit, të cilën e fituan me rezultat 3:1 kundër Osmanlisporit. /Telegrafi/
https://youtu.be/I5QxQi7c7bU?t=31