Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, është përfshirë në debatin pasi emisari të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dje në postimin njoftues për bisedën që pati me Besnik Bislimin, aktualisht zv/kryeministër, nuk e përmendi Kosovën.
Ndërkaq, postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta të qytetarëve dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe ish-diplomatë të Kosovës.
Simmons në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ai personalisht nuk kujton ndonjë zyrtar të lartë evropian që Kosovës i është referuar “Republikë”.
Madje ka thënë se për këtë ka arsye, dhe ajo është se BE-ja nuk e njeh Kosovën.
“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej “Republikës së Kosovës” dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar Simmons.
Ndryshe, reagime kishte edhe nga shumë qytetarë të cilët thanë se Lajçak vazhdon të jetë jo neutral sa i përket dialogut Kosovë-Serbi./Telegrafi.
I don’t recall any senior EU diplomat ever referring to the ‘Republic of Kosovo’ and there is a very good reason: the EU does not recognise the Republic of Kosovo. https://t.co/CEnuTCbsBT
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) April 16, 2021