Edhe një ndryshim në stafin drejtues të teknikëve të kombëtares shqiptare të futbollit.
Marco Cassetti ka marrë detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit kombëtar të futbollit.
Kështu ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit teksa ka zyrtarizuar italianin si zëvendës të Cristian Panuccit.
Në komunikatë zyrtare shkruhet se “Trajneri i përfaqësueses, mister Christian Panucci, ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend të Paolo Rodolfi, pikërisht Marco Cassetti, i datëlindjes 29 maj 1977″.
Cassetti theksojmë ka lindur në Brescia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar italian në periudhën 2005-2008.
Gjatë karrierës është aktivizuar me skuadra si Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Watford.
Ndërkohë, Paolo Rodolfi, ndihmësi i deritanishëm i trajnerit, do të vazhdojë të jetë në stafin e skuadrës kombëtare si vëzhgues për skuadrën dhe vetë teknikun. /Telegrafi/