Ish-mesfushori i Napoli dhe Real Madridit në vitet ‘90, Freddy Rincon, ka pësuar një aksident horror me makinë, teksa po udhëtonte me makinë me tre persona të tjerë në Kali të Kolumbisë.
Në një udhëkryq ,mjeti ku udhëtonte ish-futbollisti 55-vjeçar u godit nga anash nga një autobus.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në një qendër shëndetësore dhe Rinkon i është nënshkruar një operacioni dhe është futur në sallën e kujdesit intensive, teksa mësohet se ka marrë goditje të rënda në kokë.
Rinkon në tre botërorë në vitet ’90-ta dhe shënoi 17 gola në 84 paraqitjet e tij për kombëtaren e Kolumbisë.
Mediat vendase kanë zbuluar se aksidenti u shkaktua pasi Rinkon, kishte kaluar semoforin në të kuqe.
Gjatë karrierës së tij ish-mesfushorit përveç Realit dhe Napolit, u aktivizua edhe me Korinthiansin, Palmeriasin dhe Santos në Brazil. /Telegrafi/
#ReporteEntérateCali Así fue el aparatoso accidente de tránsito en la calle 5ta con 34 en el que conducía el exfutbolista Freddy Rincón y se estrelló contra un bus del MIO. pic.twitter.com/udBFbwXtWj
— Entérate Cali – Noticias Cali (@EnterateCali) April 11, 2022