Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Ai ka folur për tema të ndryshme duke filluar nga fillimet e tij për mënyra se si u transferua tek Kosova e Prishtinës e deri tek kalimi i tij tek Drita, titujt e kampionit e shumëçka tjetër.
Leci gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura në Kosovës si Hajvalia, Prishtina, Drita dhe Llapi.
Ai karrierë ka bërë edhe në Shqipëri atje ku ka luajtur në radhët e Elbasanit, Besës, Vllaznisë dhe Kastriotit.
Tutje ai ka rrëfyer edhe për eksperiencën e tij në Suedi tek ekipi i Kalmarit duke treguar se si u bind që të pranonte ofertën e tyre.
Por, nuk mungoi as rrëfimi i tij për akuzat e kurdisjeve të ndeshjeve në Suedi duke sqaruar se a ka të drejtë të udhëtojë në këtë vend.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, por kësaj radhe nga ora 17:00, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix dhe Lasko./Telegrafi/