Telegrafi

Ish-futbollisti i Liverpoolit vazhdon të pretendojë se e di se pse po largohet Jurgen Klopp, kjo gjë ka bërë që trajneri gjerman të fliste

Lajmi për largimin e Jurgen Klopp nga bankina e Liverpoolit në fund të sezonit bëri jehonë në botën e futbollit në mbarë botën dhe shtatë ditë më vonë, është ende një nga temat kryesore në mediat e ishullit.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jose Enrique ka folur tashmë për largimin e Klopp, i cili është i bindur se bëhet fjalë për një konflikt mes gjermanit dhe pronarëve të Reds, Fenway Sports Group.

Së fundmi, Enrique deklaroi se duhet të ketë shumë arsye për një lëvizje të tillë të Klopp, ai la të kuptohet për probleme me FSG, pas së cilës u desh të fliste edhe trajneri gjerman.

Klopp i siguroi të gjithë se nuk ka absolutisht asnjë problem me pronarët, por Enrique ende nuk heq dorë nga teoria e ti, duke folur edhe një herë dhe i siguron të gjithë se problemet kanë qenë prej kohësh.

“Edhe nëse Jurgen nuk është dakord me mua, unë ende mendoj dhe jam i bindur se pronarët kanë shumë të bëjnë me të. Nuk mund të rinovosh kontratën dhe të largohesh papritur nga klubi, nuk ka kuptim. Duhet të ketë diçka më shumë se kaq”, thotë Enrique dhe kujton se Klopp e zgjati kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2026 pak më shumë se një vit më parë.

Lexo po ashtu Lista me 11 trajnerët më të paguar në botë - më i paguari në La Liga, i fundit në listën nga Liga Premier

Enrique shpjegon se Klopp duhet të jetë i lodhur duke bërë mrekulli me një ekip në të cilin ka shumë më pak investime sesa bëjnë pronarët e Manchester Cityt.

“Duhet të ketë diçka me pronarët, ai duhet të jetë i lodhur duke bërë vazhdimisht mrekulli. Ai gjithmonë duhet të bëjë shumë më tepër se Manchester City dhe tani edhe Arsenali për të marrë atë që dëshiron në afatin kalimtar”.

“Unë nuk mendoj se ai është thjesht i lodhur në përgjithësi, pse do ta vazhdonit kontratën tuaj disa muaj më parë nëse jeni të lodhur? Nuk ka kuptim”, deklaroi Klopp.

Kujtojmë se tashmë dihet se pas largimit nga Liverpool në fund të sezonit, Klopp do të kalojë në Mallorca të Spanjës, ku po rinovon një vilë me vlerë 4 milionë euro, ku dëshiron të kalojë më shumë kohë me bashkëshorten e tij.

Gjatë kësaj kohe, Liverpool do të duhet të kërkojë pasardhësin e tij dhe dëshira e parë e liderit të Reds është trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Enrique e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017, dhe ishte anëtar i Liverpoolit nga viti 2011 deri në 2016 ku bëri 99 paraqitje për klubin nga Anfield. /Telegrafi/