Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Tardelli ka vënë në pikëpyetje nënshkrimin e Juventusit me Cristiano Ronaldon.
Tardelli mendon se Juventusi ka gabuar që ka sakrifikuar Gonzalo Higuain për ish-yllin e Real Madridit.
“Nëse jam i bindur me përzgjedhjen e Cristiano Ronaldos? Në aspektin e biznesit, kjo është një sukses i vërtetë nga ana e Juventusit, aspekte të tjera koha do ta dëshmoj”.
“Ai është një profesionist shumë serioz, më i miri në botë, por jam i bindur se ishte e nevojshme ta mbanin Gonzalo Higuain shkaku i Ligës së Kampionëve.
“Tani nuk është e lehtë, Juve është forcuar, por ka edhe kandidatë të tjerë për titullin e Serie A”, tha ish-reprezentuesi italian për L’Equipe.
Ronaldo pas nëntë vjetëve të kaluara në Real u transferua gjatë verës te kampioni italian, Juventus.
Theksojmë se kjo e fundit shiti te skuadra rivale Milani, sulmuesin që e kishte blerë prej Napolit, Gonzalo Higuain. /Telegrafi/