Telegrafi

Ish-futbollisti i famshëm do të jetë DJ në finalen e Ligës së Kampionëve

Përpara se të fillojë finalja në datën 28 maj, tifozët do të kenë kënaqësinë të dëgjojnë një set këngësh të ish-mesfushorit të Valencias dhe Lazios, Gaizka Mendieta.

Pas një periudhe të suksesshme gjashtëmbëdhjetëvjeçare si futbollist, spanjolli ka bërë një ndryshim radikal në aspektin profesional. Mendieta do të luajë muzikë bashkë me DJ e mirënjohur Benny Benassi në prag të ndeshjes midis Real Madrid dhe Atletico Madrid.

UEFA e ka konfirmuar pjesëmarrjen e ish-lojtarit të përfaqësueses spanjolle, duke shtuar se ai do të jetë akti kryesor në Piazza del Dumo për një orë përpara se të fillojë ndeshja.

Bashkë me Benassin, dyshja do të formojë epiqendrën e festivalit të Ligës së Kampionëve, një eveniment zyrtar falas për të gjithë mu në qendër të Milanos.