Gjykata Sportive e Holandës ka marrë vendimin për të përjashtuar me dy vjet (njërin prej tyre me kusht) Marc Overmars nga çdo rol në futboll.
Në zanafillë të vendimit është sjellja e holandezit, i cili u dërgonte imazhe seksuale punonjëseve në kohën kur ishte drejtor sportiv tek Ajaxi.
Në vendimin e gjykatës thuhet se “në shqyrtimin e sanksionit të duhur, komisioni disiplinor mori parasysh se çështja ishte shumë e publikuar, në dëm të të akuzuarit”, ku theksohet gjithashtu se “sjellja e papërshtatshme” e Overmarsit zgjati shumë dhe kishte disa raste të identifikuara.
Holandezi dha dorëheqjen në shkurt 2022 nga Ajaxi, por nënshkroi një muaj më vonë me Antwerpin, në Belgjikë.
Ish-sulmuesi holandez ka Ligën e Kampionëve me Ajaxin gati tri dekada më parë, si dhe ka luajtur për Arsenalin dhe Barcelonë. Overmars kishte qenë drejtor sportiv në klubin e Amsterdamit për një dekadë kur dha dorëheqjen.
Overmars ka luajtur edhe për kombëtaren holandeze me të cilët numëron 86 paraqitje, si dhe ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 20 asistime./Telegrafi/