Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Deçanit, Milot Berisha, është duke shkëlqyer në futbollin amerikan.
Berisha vetëm 20 vjeçar ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) para katër muajve.
Ai menjëherë e ka testuar veten në ekipin Cedar Stars Academy, duke u bërë pjesë e këtij ekipi, i cili ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës.
Berisha është testuar nga menaxherët e klubit, është pranuar që të bëhet pjesë e ekipit të suksesshëm amerikan.
Ai së fundmi ka luajtur në një ndeshje miqësore edhe kundër yjeve të futbollit, si Andrea Pirlo dhe David Villa. /Telegrafi/