Ish-fotografi zyrtar i presidentit amerikan Barack Obama, Peet Souza ka publikuar në profilin e tij një foto të valixhes bërthamore të presidentit amerikan, shkruan Mashable.
Souza ka publikuar edhe disa fotografi tjera, pasi që presidenti aktual amerikan Donald Trump është futur në një debat të nxehtë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, se ai ka butonin më të madh të “armëve bërthamore”, transmeton Telegrafi.
Në njërën nga fotografitë e arkivit amerikan, shihet një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke u ngjitur shkallëve të aeroplanit me valixhen me të cilën mund të lansohen armët bërthamore.
Në një tjetër shihet “butoni i kuq” në tavolinën e presidentit amerikan në zyrën Ovale. Nën këtë buton figuron edhe një mbishkrim “vendimet e vështira janë të vështira”.
Por, natyrisht se Souza nuk ka zbuluar kurrfarë sekreti me publikimin e këtyre fotografive.
“Për fat të mirë butoni i kuq nuk shërben për paralajmërimin e një lufte, por për ta thirrur ndihmësin”, ka shkruar Souza.
Ndërkaq kohë më parë miliarderi britanik Richard Brenson, pati deklaruar se Obama e kishte përdorur butonin e kuq për të porositur qaja për mysafirët në Shtëpi të Bardhë. /Telegrafi/