Fituesi i spektaklit “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, është djaloshi nga Prizreni i cili u bë i njohur edhe si prezantues, falë disa programeve që ka drejtuar në të kaluarën.
Ai është një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv.
Ditë më parë, mediat raportuan për një lëndim të tij në gju, ku si pasojë ai u shtrua në spital.
Së fundmi, Veseli ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një karrige me rrota, dhe afër mban patericat.
Në statusin e tij, ai u shkruan ndjekësve se gjendja e tij tani është mirë, dhe së do të shërohet së shpejti.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Sigurisht i keni pa lajmet neper portale qe para pak diteve jam lendu ne gju, e prej asaj dite, shume prej juve me keni shkru se jeni bo merak per shendetin tem e besa s’kan mungu urimet per me u bo ma mire.
Ne pamundesi per me ju kthy secilit po du me ju falenderu sinqerisht per kohen qe me keni kushtu duke me pyet e duke uru t’bohem ma mire.
Ateher, une kom pesu keputje te ligamentit edhe demtim jo pak te vogel te miniskusit.
Po du fillimisht me falenderu jaranin tem, njeriun qe s’ma la gjurin me m’shku dem ne ato oret e para t’lendimit Ortopedin, Qerim Shehu qe ka pune ma s’shpeshti me mu prej krejt dostave m’doket
Nderkohe, prej dje kam fillu trajtimin ne Spitalin me te sigurte n’Kosove, e them pa piken e dyshimit, ne @spitaliamerikan ku edhe operohem neser ne mengjes.
E hala pa u operu po du me falenderu stafin e Spitalit Amerikan ne Prishtine per profesionalizmin qe kan tregu per keto dy dite, e qe nuk dyshoj qe ka me vazhdu edhe ne ditet ne vazhdim.
Ma merr mendja qe kemi me qen ne kontakt e bile gjate diteve te qendrimit ne Spital garant keni me m’pas 24h live . Faleminderit edhe niher krejtve.
Zoti ju rujt” (sic.), ka shkruar Kurtishaj. /Telegrafi/