Sonny Silooy, ish futbollisti holandez do të vizitojë muajin e ardhshëm Kosovë.
Ai do të merr pjesë në një kamp stërvitor me fëmijët kosovarë.
Silooy, i cili ka qenë edhe finalist i Ligës së Kampionëve me skuadrën e Ajaxit të Amsterdamit, në Kosovë do të jetë gjatë 9,10 dhe 11 qershorit, transmeton Telegrafi.
Nga ky grumbullim Silooy do të marrë pas vete 24 talentë të futbollit, të cilët do të udhëtojnë drejt Amsterdamit.
KËTU mund të informoheni për gjithçka rreth kampit tre ditor. /Telegrafi/