Dizajnerja Yllka Brada për publikun shqiptar u bë e njohur pas lidhjes së dashurisë me Dj Blunt, me të cilin ka kohë që është ndarë.
Gjersa ish i fejuari i saj tashmë është në lidhje, edhe Yllka është parë të shoqërohet me një tjetër mashkull.
Bëhet fjalë për këngëtarin Dren Abazi, me të cilin stilistja e njohur ka udhëtuar drejt qytetit të romancës, Parisit.
Nuk dihet nëse Yllka është atje për t’i ndihmuar Drenit rreth projekteve që po realizon në Paris dhe Luksemburg apo mes tyre ka nisur një romancë.
Dren Abazi edhe më parë është përfolur për disa lidhje me femra të njohura të skenës, por që gjithmonë i ka mohuar duke mbajtur të fshehtë jetën e tij private. /Telegrafi/