Reperi Don Xhon ka qenë shumë i përfolur gjatë këtyre ditëve.
Krahas suksesit që po korrë me këngën e tij më të fundit “Katile”, Don Xhon në të njëjtën kohë gjatë këtyre ditëve është takuar edhe me figura publike nga politika.
Ditë më parë, ish-deputeti Gani Geci publikoi një fotografi me të në rrjetin social Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri tani që e ka mbajtur Rusinë”.
Kaq ka mjaftuar që kjo porosi të arrijë në adresën e ish-të dashurës ruse të reperit, Ariana Lirey.
Kjo e fundit ka bërë një reagim publik në InstaStory mbi fotografinë e publikuar me atë përshkrim, duke theksuar: “Rusia nuk mposhtet, djalë jo-burrëror”.
Kujtojmë që dyshja Don Xhoni dhe Ariana kanë qenë shumë të komentuar një kohë në media dhe rrjetet sociale për lidhjen e tyre.
Ata madje realizuan takimin e tyre të parë në Dubai, por që më pas duket se i dhanë fund lidhjes, me ç’rast edhe nuk munguan edhe thumbimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. /Telegrafi/