Modelja ruse dhe ish-partnerja e reperit shqiptar Don Xhoni, Ariana Lirey ka marrë sërish vëmendje me një postim të radhës.
Në një postim të ri në llogarinë e saj në Instagram modelja ka lënë të kuptohet se po e mbyll vitin duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
Ajo shihet e veshur me një vello të bardhë teksa pranë saj qëndron një burrë i veshur si dhëndër me kostum elegant dhe të dy duket se nënshkruajnë një dokument martesor.
Çfarë e bën edhe më të habitshëm këtë është se postimin nga ceremonia Ariana ka vendosur ta shoqëroi me këngën e re të Don Xhonit “Dilema”.
Nuk dihet nëse ceremonia martesore ka qenë e vërtetë apo ishte një provokim i radhës nga modelja.
Megjithatë pak javë më parë Ariana përmes një tjetër postimi nxiti spekulimet se ishte fejuar.
Modelja ndau me fansat një imazh ku ajo dhe një mashkull mbanin unaza ari në gishtin e fejesës.
Ndërkohë reperi nga Drenica duket se e kanë lënë pas këtë histori pasi që kur u raportua ndarja e tyre ai nuk bërë asnjë reagim. /Telegrafi/