Telegrafi

Ish-e dashura e Seven Saraqit thumbon këngëtarin me një dedikim në Instagram, ky i fundit i kundërpërgjigjet

Këngëtari i njohur Seven Saraqi, ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Argjentina Ramosaj.

“Pa ty” titullohet kjo këngë, të cilën këngëtari gjatë një interviste të dhënë për Telegrafin, tha se e kishte realizuar bazuar në një ngjarje të vërtetë nga jeta reale.

Lexo po ashtu "Pa ty", këngë me përjetim personal - Seven Saraqi dhe Argjentina rrëfejnë të pathënat e bashkëpunimit të ri

E kjo ngjarje e vërtetë, duket të ketë qenë lidhja që ai ka pasur dikur me modelen Lorena Haliti.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një fjali mjaft thumbuese.

“Ki mu kthy prap me lyp zemrën tem”, ka shkruar Haliti në Instagram.

Ndërkohë, edhe këngëtari Seven Saraqi nuk ka vonuar shumë, dhe duket se ka vendosur t’i kundërpërgjigjet, duke publikuar edhe ai një fotografi, në të cilën ka shkruar “Sa her don me ra, unë t’maj ta kom thon, a t’kujtohet kur the jena na përgjithmonë”.

Duket se dyshja, që tashmë i kanë rrugët e ndara, kanë ende kujtime të së kaluarës, të cilat po reflektojnë mbi thumbime ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/