Reperi Majk ka qenë shumë i përfolur për ndarjen e tij me Majlinda Zekën, mirëpo për asnjë moment nuk ndërmori një dalje para kamerës. Gjithçka rreth tyre mbeti e pa konfirmuar…
Mirëpo disa gjëra dolën në shesh. U bë e ditur se ish e dashura e tij Majlinda Zeka ishte shtatëzënë, dhe mendohej se me gjasë babai i foshnjes ishte reperi Majk.
Megjithatë ata janë ndarë, dhe Majlinda gjendet në muajin e tretë të shtatëzanisë.
Sot (e enjte) ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka zbuluar për ndjekësit e saj gjininë e foshnjes.
Majlinda ka treguar se pret të lind djalë, duke publikuar një imazh shumë të këndshëm me mbishkrimin “It’s a boy (Është djalë)”. /Telegrafi/