Site icon Telegrafi

Ish-e dashura e Mërgim Berishës me akuza të forta për futbollistin: Erdhi i dehur në 4:00 të mëngjesit dhe më nxori nga shtëpia

Futbollisti shqiptar Mërgim Berisha i cili jeton dhe vepron në Turqi, ka qenë disa herë pre e lajmeve me tituj bombastikë për jetën e tij private.

Disa prej mediave turke raportuan kohë më parë se ai kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, ndërkohë që kjo e fundit më në fund ka thyer heshtjen rreth këtij rasti.

Ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter ka rrëfyer se 24-vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar modelja nga Kosova, Vesa Vllasaliu, transmeton mediumi turk “Cumhuriyet”.

https://twitter.com/VesaVllasaliu/status/1559634251708076032

Një nga përdoruesit i kishte komentuar modeles shqiptare, duke e pyetur: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”.

Ndërkohë, bukuroshja me origjinë nga Kosova nuk nguroi që t’i përgjigjet ndjekësit.

Vesa Vllasaliu (Foto: Instagram)

“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.

Mediat turke kishin raportuar se Berisha përpos që kishte ushtruar dhunë mbi ish-të dashurën, ai edhe e kishte përjashtuar nga shtëpia pak para dasmës së tyre të planifikuar. /Telegrafi/

Mërgim Berisha dhe Vesa Vllasaliu (Foto: Arkiv)
Exit mobile version