Telegrafi

Ish e dashura e Floyd Meyweather e nevrikosur me McGregor

Ish e dashura e Floyd Mayweather, është tmerrësisht e nevrikosur me kundërshtarin e tij Conor McGregor, pasi që ky i fundi përdori një incident të dhunës familjare, siç tha ajo, për të përfituar.

Josie Harris, ishte viktime dhunës së Floyd në shtëpinë e tyre në vitin 2010, në prani të fëmijëve.

Për këtë Floyd u dënua me dy muaj burgim.

E McGregor para disa ditësh kishte veshur fanellën e lojtarit të NBA, C.J.Watson – personi që Floyd e kishte akuzuar të dashurën se kishte komunikuar në mënyrë sekrete – gjë që inicioi edhe incidentin e dhunshëm.

“Në emër të Josie Harris dhe tre fëmijëve të saj dhe Maywether, si dhe të gjitha viktimave të dhunës familjare, kërkojmë nga Conor McGrego që të mos përdorë traumën dhe dhimbjen që ka përjetuar ajo dhe shumë viktima të tjera të dhunës familjare” ka thënë avokati i Harris.