Telegrafi

Ish e dashura e 50 Cent vazhdon të shijojë famën (Foto)

Modelja dhe dizajnerja, Daphne Joy qe disa muaj është duke shijuar lidhjen me këngëtarin Jason Derulo.

Javë më parë, fotografitë e bukuroshes me bikini u shpërndanë jashtëzakonisht shumë në internet, ndërsa këto ditë janë sjellë disa imazhe, në të cilat çifti shpreh dashurinë për njëri-tjetrin.

Ata janë fotografuar nga paparacit në çdo moment, ndërsa këngëtari dhe modelja nuk i kanë fshehur emocionet që i ndjejnë për njëri-tjetrin.

Daphne është një instruktore fitnesi dhe një modele që jeton në Los Angeles, ndërsa merret edhe me dizajnim.

Publiku i gjerë e njeh atë si ish- e dashura e 50 Cent, me të cilin ka djalin Sire Jackson (i lindur në shtator 2012). /Telegrafi/