Këngëtari shqiptar Art Abazi është shumë i pëlqyer për muzikën e tij.
Ai ka sjell në treg çdo herë këngë me vlera, të punuara bukur, e që kanë marrë rezultatin e duhur, pasi publiku di të vlerësojë tashmë Artin si një artist unik.
Jo pak herë është folur në media edhe për jetën e tij private, pasi tash e një kohë aludohet se ai është në lidhje me një modele nga Tirana.
Sido që të jetë, Abazi është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi me një mbishkrimin mjaft të çuditshëm.
Ai shfaq një tavolinë, në të cilën ka shijuar një çaj me mjedra, si dhe një çokollatë të madhe e që çuditë në mbishkrimin e fotos, teksa thotë se këtë e ka dhuratë nga ish-e dashura e tij.
“Dhuratë e këndshme nga ish e dashura”, ka shkruar ai, duke mos lënë fansat kështu në dyshim nëse është një gjë e vërtetë, apo e shkruajtur thjeshtë me shaka. /Telegrafi/