Telegrafi

Ish-udhëheqësja e Qendrës për punësim në Shkup Aleksovska akuzon për revanshizëm politik nga ana e LSDM-së

Në Agjencinë për punësim, nga ana e drejtoreshës Biljana Jovanovska që nga emërimi i saj bëhet revanshizëm politik dhe degradim i nëpunësve shtetëror që nuk janë të mendimit të njejtë politik.

Sot, përsëri kemi akuza të rrejshme, shpallje të informatave të pavëreteta me qëllim të dëmtimit të reputacionit të personave udhëheqës nga radhët e OBRM-PDUKM-së dhe për fshehje të punës joligjore të LSDM-së gjatë punësimit të kuadrit të ri, thotë ish drejtoresha e Agjencisë për punësim, Sllobodanka Aleksovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ish-udhëheqësja e Qendrës për punësim në Shkup ka keqpërdorur 9 mijë euro

Sipas saj, drejtoresha e re Jovanovska, më 17 gusht e ka shkelur Rregulloren e zgjedhjeve dhe Ligjin për nëpunës publik dhe me vendim joligjor e ka zhvendosur atë pesë pozita më poshtë dhe e ka lënë Qendrën në kaos. Ditën e njejtë është sjellur vendim për Revizion dhe janë realizuar procese disiplinore të dirigjuara ndaj Aleksovsës.

“Qëllimi është i qartë, të përjashtohen nga puna të gjithë përkrahësit e OBRM-PDUKM-së. Me shkeljen e standardeve themelore për kryerjen e revizionit bëhet ndërhyrje në Qendër për të nxjerë fotokopje me të cilat do të manipulohet më pas për qëllime politike”, tha Aleksovska./Telegrafi/