Site icon Telegrafi

Ish-diplomati izraelit, Levy: Izraeli nuk ka ndjenja për vuajtjet e njerëzve të tjerë, ai është i rrezikshëm për hebrenjtë

Daniel Levy, president i Projektit të SHBA/Lindjes së Mesme dhe ish-negociator izraelit, foli për ‘mungesën’ e lidershipit izraelit dhe braktisjen e mesazhit universal “kurrë më”.

Levy komentoi lidershipin aktual izraelit duke thënë se atyre ju ‘mungon’ dhe kanë braktisur postulatet tradicionale hebreje.

Lexo po ashtu Ku dhe si i rekruton Hamasi anëtarët e tij?

“Unë nuk e di se si mund të ketë një braktisje të tillë të asaj që unë e kuptoj se janë mesazhe universale: kurrë më”, pohoi ai.

Ish-diplomati shtoi se ajo që po bëjnë autoritetet izraelite janë veprime shumë të rrezikshme për vetë hebrenjtë.

“Nëse nuk i kuptoni vuajtjet dhe dhimbjet e dikujt tjetër, jeni në një pozicion shumë të rrezikshëm sepse po i mohoni dikujt tjetër njohjen e sakrificës suaj”, theksoi Levy.

Ai tha se instrumentalizimi i vuajtjeve hebreje nuk është gjë e mirë dhe se ka pasoja.

“Instrumentalizimi i tij dhe mbështjellja me petkun universal të viktimizimit nuk është gjëja e duhur dhe nuk sjell asgjë të mirë”, tha Levy.

Lexo po ashtu Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e njësisë raketore antitank të Hamasit

Këtë javë, ushtria izraelite zgjeroi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor.

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza është rritur në 8,525, duke përfshirë 3,542 fëmijë dhe 2,187 gra, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërkohë, më shumë se 1,538 izraelitë u vranë në konflikt. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet në rritje për një armëpushim, duke thënë se kjo do të ishte një “dorëzim” ndaj Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version