Rob Kardashian duket se e ka gjetur rehatinë e tij pranë të dashurës Blac Chyna.
Çifti madje kanë hedhur hapa të mëdhenj në lidhjen e tyre duke shkuar edhe drejt martesës, transmeton Telegrafi.
Gjersa familja Kardashian është shprehur haptazi kundër kësaj lidhje, në anën tjetër familja e Blac, me të cilët u takua ditë me parë, janë të lumtur që vajza e tyre ka në krah vëllain e vogël të Kim Kardashian.
Rob për një kohë ishte i lidhur me këngëtaren shqiptare, Rita Ora, përfundimi i së cilës bëri shumë bujë pasi ai kishte akuzuar Ritën për tradhëti./Telegrafi/.