Telegrafi

Ish- i dashuri i Rita Orës pëson aksident komunikacioni

DJ i mirënjohur, Calvin Harris, ka pësuar lëndime në një aksident trafiku në Los Angeles.

Sipas TMZ, 32 vjeçari është dërguar në spital pas një gërvishtje që ka marrë në këtë aksident, transmeton Koha.net.

Ai ishte rrugës për në aeroport kur ishte kishte ndodhur aksidenti, me këtë rast raportohet se është lënduar një person tjetër.

Ish- i dashuri i Rita Orës ka shtyrë koncertin e tij në Las Vegas për disa ditë, pasi mjekët i kanë kërkuar që të pushojë.