Reperja Rina Balaj është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.
Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Një “selfie” atraktiv i publikuar së fundmi nga reperja në rrjetin social Instagram, ka rënë edhe në syrin e reperit me famë ndërkombëtare, Tyga.
Reperi i cili ka qenë ish-i dashuri i sipërmarrëses me famë botërore, Kylie Jenner, i ka shkruar mesazh privat bukuroshes nga Istogu në Instagram, duke e komplimentuar për pamjen e saj.
Rina vendosi që këtë mesazh ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory, ndërsa tregoi edhe replikën e saj interesante.
Ajop i kishte shkruar “I dashuri im është shqiptar”, duke ia përcjell kështu një video të reperit Sin Boy, ku shihet duke sharë reperin me nam ndërkombëtar.
Videoja në fjalë ka shkaktuar të qeshura te fansat e shumtë të reperes. /Telegrafi/