Site icon Telegrafi

Ish i dashuri këngëtares shqiptare, Arthur: Nuk më çudit fakti që është biseksuale Rita Ora

Nga Cara Delevingne te Charli XCX, një mori yjesh i kanë dal në mbrojtje Rita Orës pasi u kritikua për këngën “Girls”, ku fliste për biseksualitetin e saj.

Këngëtarja shqiptare ka pohuar se në këngën e shumëpërfolur ka ndarë një eksperiencë jetësore që e kishte lënë pas krahëve.

I fundit ka folur edhe ish i dashuri i bukuroshes sonë, James Arthur, i cili ka pohuar se nuk e çudit fakti që 27-vjeçares i pëlqejnë edhe femrat.

“Unë i respektoj njerëzit që hedhin dritë dhe qëndrojnë në këmbë për komunitetin LGBT – kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë këngëtari për The Sun.

“Nëse kjo është ajo që është, ju e dini dhe jo një përpjekje për publicitet, atëherë luani mirë. Shumicën e vajzave që i njoh janë të dashuruar pas femrave. Kjo nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018”, shtoi ai.

“Pra Rita duke thënë se e putha një vajzë nuk më habit ky fakt. Kjo është e mrekullueshme”, përfundoi Arthur.

James gjithashtu foli për preferencat e tij seksuale duke thënë se nuk është biseksual, por as homoseksual.

Ndryshe, Rita supozohet se ka qenë në lidhje me modelen Cara Delevigne, me të cilën e kem parë edhe në imazhe të nxehta. /Telegrafi/

Exit mobile version