Site icon Telegrafi

Ish-i dashuri iranian i Morena Tarakut, Sasha Sobhani tani i fiksuar pas Vildane Zenelit

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, vitin e kaluar pati një lidhje të shkurtër me milionerin iranian, Sasha Sobhanin.

Dyshja ndanë rrugët pas një kohe të shkurtër, por Sasha duket se nuk e ka hequr vëmendjen nga vajzat shqiptare.

Së fundmi, ai duket se është fiksuar pas modeles tjetër të njohur, Vildane Zeneli.

Kjo, pasi ai ka publikuar një fotografi të bukuroshes në InstaStory, duke e shoqëruar me një emoji zemre, përmes së cilës fansat kanë mundësinë të shprehin mendimin e tyre rreth fotografisë.

Foto: Vildane Zeneli/InstaStory

Ndërkohë, se tashmë ka një afërsi mes tyre, kjo vërehet edhe nga fakti se dyshja kanë filluar t’i komentojnë njëri-tjetrit në fotografi.

Teksa publikoi një imazh të tijin në Instagram , me mbishkrimin: “Mendjet e mëdha mendojnë vetëm”, bukuroshja Zeneli nuk ka hezituar që t’i shkruajë një koment iranianit përbri fotografisë.

Foto: Vildane Zeneli/InstaStory

“Përshkrim i bukur, jam dakord”, ka qenë komenti i Vildanes, i cili gjithashtu ka marrë një replikë tjetër nga Sasha, duke i vneodusr një emoji flake he trëndafili. /Telegrafi/

Exit mobile version