Site icon Telegrafi

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew në lidhje të re?

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Në qershor të këtij viti, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, i dha fund lidhjes disa vjeçare me kuzhinierin dhe modelin e njohur, Isaac Carew.

Ndërkohë, një muaj më vonë në korrik, ajo shpalli lidhjen e saj të re me vëllanë e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid.

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Madje me këtë të fundit, ajo ishte prezente në Kosovë për rreth katër ditë, ku ndoqi nga afër edhe festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Lexo po ashtu Dua Lipa: Gjuhën jashtë gjatë gjithë natës në "Sunny Hill"

Mirëpo duket se të reja ka edhe në jetën e ish-të dashurit të këngëtares, Isaac Carew – kështu të paktën tregon postimi i tij i fundit në Instagram.

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Isaac ka hedhur në InstaStory një imazh ku shfaq dorën e tij pranë dorës së një femre, teksa duket si një moment intim mes dy personave.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e shumtë të Carew të aludojnë se kuzhinieri ka nisur tashmë një lidhje të re, pas ndarjes me Duan. /Telegrafi/

Foto: Isaac Carew/InstaStory
Exit mobile version