Site icon Telegrafi

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew ka tashmë një femër të re në krah?

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Ish-i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew, u bë i famshëm në trevat shqiptare për aq vite sa ishte në lidhje me këngëtaren me famë botërore.

Ai vazhdon të jetë shumë i ndjekur dhe të zgjojë interesim te fansat e tij, të cilët vazhdojnë të jenë në një numër të madh.

Dua Lipa dhe Isaac Carew (Foto: Barnard/Getty Images/Guliver)

Teksa Dua duket të ketë nisur një lidhje të re me vëllanë e vogël të motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar hadid, duket se edhe në jetë e Isaac Carew ka të reja.

Kështu të paktën bëjnë të ditur imazhet e reja, që ai ka publikuar në krah të një vajze.

Isaac Carew (Foto:Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

E ajo është modelja dhe aktorja nga Britania e Madhe, Florence Korsky.

Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen me të dashurin në sfilatën e re të Burberry

Ajo ka punuar nga marka të shumta ndërkombëtare, përfshirë Burberry, Dolce dhe Gabbana dhe Christian Dior.

E njëjta ka ngjallur dyshimet se është në lidhje, duke publikuar dy fotografi krah Isaac në Instagram, teksa ka marrë shumë komente nga ndjekësit e saj, shumë prej të cilëve i kanë komentuar duke i thënë se shkojnë shumë si çifti.

Në anën tjetër, Carew është treguar më diskret, duke ndarë me ndjekësit vetëm një imazh, ku shfaq dorën e një femre, por pa e zbuluar se kush është.

Mbetet të shihet nëse Florence është vërtetë e dashura e re e Isaac Carew. /Telegrafi/

Exit mobile version