Site icon Telegrafi

Ish-çifti Ben Affleck dhe Jennifer Garner kapën në momente intim me njëri-tjetrin brenda makinës

Ben Affleck dhe Jennifer Garner u kapën duke ndarë një moment dashurie së bashku teksa ishin në makinën e yllit të “Armageddon” në Los Angeles.

Në fotot e marra ekskluzivisht nga PageSix, dy ish-partnerët ndanë një përqafim ndërsa Garner u përkul përpara nga sedilja e pasme e automjetit të Affleck.

Vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

Foto: Backgrid

Në një moment, ylli i “Justice League”, 51 vjeç, u pa duke u përkulur drejt shpatullës së ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina.

Të dy ishin të buzëqeshur ndërsa Affleck – i cili gjithashtu ndan vajzën Violet dhe djalin Samuel me Garner – e çoi yllin e “13 Going On 30” përsëri në automjetin e saj pasi mori një nga vajzat e tyre.

Foto: Backgrid

Garner, e cila kishte veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse me një triko shumëngjyrëshe në dorë, i dha një buzëqeshje yllit të “Gone Girl” teksa ajo po kthehej drejt makinës së saj.

Ish-çifti kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkë-prindërore pavarësisht thashethemeve për tradhti dhe problemet e lojërave të fatit që dyshohet se kanë çuar në divorcin e tyre.

Foto: Backgrid

Affleck dhe Garner u martuan në vitin 2005. Një ditë pasi festuan 10 vjet martesë, të dy njoftuan se po ndaheshin.

Ylli i “Alias” që atëherë ka nisur një romancë me biznesmenin John Miller dhe regjisori i “Argo” u martua me ish-partneren Jennifer Lopez.

Lopez, nga ana e saj, ka binjakët Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Foto: Backgrid

Sa i përket rindezjes së romancës mes Lopez dhe Affleck, që bënë një martesë ekstravagante në 2022 – fillimisht u takuan dhe u fejuan në fillim të viteve 2000.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ben Affleck

Megjithatë, ata e ndërprenë fejesën e tyre në vitin 2004.

Ndërsa ylli i “Good Will Hunting” dhe këngëtarja “Jenny From the Block” shkuan në rrugë të ndara dhe filluan të takoheshin me njerëz të tjerë, ata përfundimisht do të ktheheshin tek njëri-tjetri në vitin 2021.

Foto: Backgrid

Që nga ajo kohë, çifti ka bërë dalje të ndryshme publike së bashku.

Muajin e kaluar, Lopez postoi foto të reja nga dasma e tyre në Instagramin e saj për të festuar përvjetorin e parë të martesës.

“Sot një vit më parë ”, shkroi ajo krahas një fotoje të të dyve duke ndarë një puthje në ditën e tyre të madhe. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Exit mobile version