Kimberly Thompson, e cila ka punuar shtatë vite si bateriste e Beyonce Knowles, i ka bërë disa akuza bizare kundrejt divës amerikane të muzikës pop.
Në akuzën e saj, ajo pohon se këngëtarja ka bërë gjithçka për t’ia rrënuar jetën, aq sa ka përdorur edhe magji të zezë.
Sipas Thompson, Beyonce ia përgjon telefonin dhe i kontrollon financat e saja – transmeton The Sun.
Ndër pohimet bizare të Kimberlyt është se muzikantja 37-vjeçare ia ka vrarë edhe macen.
Gjyqtari që ka punuar në këtë rast, e ka refuzuar kërkesën e Thompson për t’i caktuar Beyonces një urdhër-ndalesë për t’iu afruar asaj.
Këngëtarja nuk e ka komentuar këtë rast, por thjesht ka vazhduar turneun me bashkëshortin Jay Z.
Koncerti i tyre i fundit kur është fjala për këtë turne, do të mbahet më 4 tetor në Seattle. /Telegrafi/