Një femër ka raportuar se një ish bashkëshorti ia ka marr me forcë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, në Ferizaj.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor, ndërsa njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/