Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se ish bashkëshorti i saj e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të premten në ora 14:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetim. /Telegrafi/