Ka tash e sa javë që dyshja e shumëpërfolur e shoubizit shqiptar, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, janë bërë pjesë e thashethemeve të mediave rozë.
Kjo pasi është përfolur për një ribashkim të mundshëm mes tyre, megjithatë vet dyshja nuk janë prononcuar mbi këtë çështje.
I vetmi që ka pranuar të komentojë pak mbi jetën private të tij është sipërmarrësi nga Kosova, i cili jeto dhe vepron në Belgjikë.
Gjatë një bisede në Ora News, në Shqipëri – ai ka folur rreth dashurisë, duke thënë se është ndjenjë të cilën e ka përjetuar, gjersa nuk ka përmendur emra të përveçëm.
“Normalisht që e kam përjetuar edhe unë dashurinë, besoj se nuk ka më mirë se me qenë i dashuruar por me njeriun e duhur, jo me njeriun e gabuar, sepse duhet me pas dashuri të vërtetë dhe dashuria duhet të jetë reciproke duhet dhe me dhënë dhe me marrë”, tha ai.
Por i pyetur se edhe nëse ka pranuar dashuri të ndërsjellë, ai e pranoi një gjë të tillë duke thënë “:Po besoj që po dhe kam dhënë dashuri dhe kam marrë”. /Telegrafi/