Telegrafi

Ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një grua është vrarë sot në Ferizaj, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur.

Telegrafi nga burimet e veta në Prokurori mëson se i dyshuari për vrasje është ish-bashkëshorti i viktimës.

I njëjti fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por i njëjti është arrestuar pak minuta pas vrasjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Lexo po ashtu Vritet një grua dhe plagoset një burrë në Ferizaj

Veseli tha se vrasja ka ndodhur te Qendra për Punë Sociale.

“Më datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli./Telegrafi/