Kevin Federline, i njohur si ish-bashkëshorti i Britney Spears, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për raportin e këngëtares me fëmijët e tyre.
Ai së fundmi ka theksuar se bashkë me djemtë janë të shqetësuar për shëndetin mendor të superyllit.
“Kevin ka folur në intervistë sepse ai dhe djemtë janë të mërzitur. Ata shqetësohen se të gjithë po e injorojnë plotësisht faktin që Britney po lufton me probleme mendore, gjë që nuk është sekret”, tha një burim i afërt me situatën e Federline.
Por një burim i Spears tha për Page Six se çdo pretendim i Federline në intervistë është ‘patetik dhe i pafalshëm’.
Saga vazhdoi këtë javë pasi Federline – burri i dytë i Spears dhe babai i djemve të saj, Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15 vjeç – folën dhe pretenduan se djemtë e tyre nuk donin ta shihnin këngëtaren, pavarësisht se e donin nënën e tyre.
Ai dha një intervistë për Daily Mail, me klipe të shfaqura edhe në ITV News, më pas postoi në Instagram dy videoklipe të katër viteve më parë të Spears, 40 vjeçare, duke debatuar me fëmijët e saj.
Federline, i cili ishte i martuar me Spears nga viti 2004 deri në vitin 2007, ndau videot me mbishkrimin: “Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video”, ka shkruar Federline krahas klipeve.
Spears nga ana tjetër është martuar rreth një muaj më parë më të dashurin Sam Asghari. /Telegrafi/