Site icon Telegrafi

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos tek Real Madridi po bën një karrierë krejtësisht tjetër pas pensionimit

Një ish-lojtar i Real Madridit po jeton tani një jetë krejtësisht tjetër përkundër se ishte një mesfushor me tipare që u vlerësuan nga të tjerët në kulmin e karrierës së tij. 

Kthehemi mbrapa në vitin 2009, kur në verën e atij viti pati disa ndryshime të mëdha tek Real Madridi. 

‘Los Blancos’ shpenzuan një shumë totale prej 258 milionë eurosh për të transferuar emra si Cristiano Ronaldo, Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso. 

Por, një mesfushor 22-vjeçar që pak kush e njihte atë kohë iu bashkua gjithashtu atyre nga Getafe. 

Esteban Granero, i cili tashmë është 37-vjeçar, iu bashkua Real Madridit. I lindur në Madrid, ai më parë kishte luajtur në akademinë e tyre, por e kishte pasur të vështirë të depërtonte në ekipin e parë. 

Sidoqoftë, kjo ndryshoi pasi ai u kthye atje nga Getafe dhe bëri 32 paraqitje për klubin gjatë sezonit 2009/2010, atëherë kur Real Madridi nuk arriti të fitonte ndonjë trofe. 

Përkundër faktit që pati 437 paraqitje si futbollist profesionist, karriera e tij në futboll nuk shkoi saktësisht siç ai kishte planifikuar. Sidoqoftë, ai mund të ketë një ndikim të madh në këtë sport në të ardhmen. 

Lexo po ashtu Real Madridi do ta testojë Liverpoolin me një ofertë të dytë për Alexander-Arnold

Spanjolli është themelues i Olocip, një kompani e cila është e specializuar në zhvillimin dhe aplikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në futboll, me idenë për të lëvizur analizat nga e kaluara në të ardhmen. 

Disa biznese dhe klube të ndryshme tashmë kanë punuar së bashku me Olocip, ku ekipe si Valencia, Espanyol, Marbella, madje dhe legjenda e tenisit Rafael Nadal, e kanë përdorur teknologjinë e kësaj kompanie në avantazhin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version