Ish-banorja e Big Brother, Arsida, ka ngritur padi ndaj G Bani për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se i janë bërë prej tij gjatë kohës që ishte në Big Brother.
Ajo tha se është e gatshme që të tërhiqet nëse ai i kërkon falje dhe largohet nga loja.
“Të mbajë fjalën që ka thënë, të më japë dorën dhe ta mbyllim këtë lojë sipas mënyrës sime”, u shpreh ajo.
“Mbrëmë më është thyer zinxhiri i kryqit dhe u thash banorëve që sa herë më ndodh kjo më ndodh diçka e keqe. Ajo fjala rrugaçe, se ma ha mendja se për këtë e ka…”, tha G Bani.
“Pas prime kur ke dalë nga dhoma e rrëfimit ke thënë që kur të dal që këtu mund të thërrasësh babanë dhe djalin. Kur kam shkuar në shtëpi vajza e madhe më ka thënë ‘a është normale të flasësh kështu?’. I thash mos u shqetëso se do ta zgjidhim… Është përdorur fjala e pamoralshme dhe fjalë të tjera. Mua më pëlqen të zgjidh gjërat me mirëkuptim, dhe sonte dua atë shkoj në shtëpi t’i them vajzës që ‘ne bëmë një lojë, gabuam dhe G Banim ë kërkoi falje’. Shpresoj të jetë kjo zgjidhja, por nëse nuk do të jetë kjo do t’i them vajzës ‘që nuk duhet të tërhiqesh pas kur je në të drejtë”, tha ish-konkurrentja.
E G Bani në anën tjetër ia ktheu: “Vazhdon të jesh e pabesë dhe dinake, vajzës tënde t’i thuash që G Bani të kërkon falje. Një nga kushtet e tua ishte dhe që të tërhiqem nga loja, dhe këtë kënaqësi nuk ta jap. Pas faljes që të kërkoj, po të them që fjalën rrugaçe që kur kam ikur nga Shqipëri e kam dit që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rrugë dhe përdorin gjuhë agresive në debat. Do iki nga Big Brother kur të më përjashtojë populli ose kur autoritetet pasi të jetë marrë vendimi të vijnë dhe të më arrestojnë për këtë çështje”.
“Do doja shumë të kishim një raport tjetër, por më vjen keq, por shpresoj të gjesh një avokat sepse kam demonstruar që fjalën që them mbaj përgjegjësi”, tha ajo.
“E konsideroj gjënë më të bukur që jep shembull që kur një femër konsideron se cënohet t’i drejtohet ligjit. Do mundohem të gjej një avokat. Falje kërkoj, një mijë herë ty dhe vajzës tende, kurse që të iki nga Big Brother për këtë gjë nuk do ta bëj”, tha ai ndër të tjerash. /Telegrafi/