Site icon Telegrafi

Ish-banorja Fjorentina Halili: Big Brother ma ka shkatërruar jetën

Fjorentina Halili, ishte një nga banoret më të diskutuar në spektaklin “Big Brtoher Albania 9”.

Bashkë me partnerin e saj, Olsin, çifti u renditën të dytët në natën finale të këtij spektakli, fitues të të cilit u shpallën në atë kohë Daniel dhe Fotini.

Pas shumë kohësh, Fjorentina duket se nuk ndjen nostalgji më për spektaklin “Big Brother”, madje krejt e kundërta, ajo duket se është e irrituar me këtë format.

Në një pyetësor të mundësuar për ndjekësit e saj në InstaStory, një nga ndjekësit i ka shkruar Fjorentinës duke e pyetur nëse “Big Brother ishte një mundësi e mirë për të arritur aty ku është sot”.

Foto: Fjorentina Halili/InstaStory

Dhe përgjigja e ish-banores ka qenë e shkurtë, duke u përgjigjur thjeshtë: “Big Brother ma ka shkatërruar jetën”.

Indinjatën me “Big Brother”, e kishte shprehur kohë më parë edhe një tjetër ish-banore edicionit të nëntë, tani blogere e njohur, Gerta Shino. /Telegrafi/

Exit mobile version