Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gigliola Haveriku, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në një postim të shpërndarë në Instagram.
Ajo tregon se u bë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Isabel.
“Kjo qenka dashuria. Isabel. 27.12.2023”, shkroi ajo.
Të shumta qenë urimet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Ish-konkurrentja ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private dhe shtatzëninë e zbuloi vetëm pak muaj më parë.
E njëjta u bë më e famshme me paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ndonëse me profesion është këngëtare. /Telegrafi/