Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Dea Vieri, është pyetur sot (e diel) në “Trotuar” nëse është e vërtetë që një fans i ka dhuruar një shumë të majme parash pas daljes nga shtëpia.
Ajo e ka pranuar një gjë të tillë, por thotë se nuk bëhet fjalë për atë shifër.
“A është e vërtetë që një fans të ka dhuruar 50 mijë euro pas daljes nga Big Brother VIP?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Ronaldo Sharka.
“50 mijë euro jo, më ka dhuruar, por jo atë shifër”, u shpreh ajo.
Më pas, në studio filluan të gjithë të qeshnin për shkak të situatës që u krijua.
Ky nuk është rasti i vetëm, pasi edhe më herët fansat kanë bërë çmos për personazhe të Big Brother.
Dea ndërkohë qëndroi në shtëpi për një kohë të shkurtër, ndonëse është pëlqyer për atë që i dhuroi shtëpisë.
E fundit që u largua nga ky format është gazetarja Ilnisa Agolli. /Telegrafi/