Telegrafi

Ish-banorja e BB VIP Sarah Berisha vjen në Kosovë, kalon pushimet me DJ PM në Bogë të Rugovës

Foto: YouTube

DJ Pm dhe Sarah Berisha janë eliminuar nga gara e Big Brother VIP disa javë më parë.

Dyshja, të cilët filluan një romancë dashurie brenda spektaklit, po vazhdojnë të shoqërohen edhe jashtë.

Gjatë kësaj dite (e diel), blogerja nga Shqipëria duket se po shijon disa ditë në Kosovë pranë të dashurit të saj.

Sarah Berisha (Foto: Instagram)

Ajo dhe DJ nga Kosova kanë zgjedhur një vend malor për të kaluar pushimet dimërore.

Lexo po ashtu Sarah mohon ta ketë kaluar me DJ PM natën e parë pas daljes nga BB VIP

Të njëjtit siç shihet po argëtohen më shumë jashtë programit e kamerave, duke qenë se janë vetëm e më të lirshëm.

Sarah Berisha (Foto: Instagram)

Ka qenë Sarah që ka shpërndarë disa pamje nga pushimet e tyre në fshatin atraktiv, Bogë.

Sido që të jetë, do shohim në vazhdim se si do të rrjedh lidhja e tyre. /Telegrafi/