Moderatori Ronaldo Sharka ka qenë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Albania.
Ai u largua nga shtëpia pak javë më parë, teksa trondit publikun me rrëfimin e tij prekës për babanë e tij, i cili po luftonte me një sëmundje të rëndë.
Mbrëmjen e së premtes, produksioni i Big Brother VIP i komunikoi Ronaldos i cili ndodhej në studio lajmin se ata do të merrnin përsipër të gjitha shpenzimet e shërimit të babait të tij.
Mirëpo fatkeqësisht i ati i moderatorit ndërroi jetë vetëm një ditë më parë.
Ka qenë vet Ronaldo ai i cili ka dhënë lajmin e kobshëm, përmes një postimi shumë të ndjerë të bërë në InstaStory.
“Pusho i qetë në botën tjetër baba”, ka shkruar moderatori në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet dora e tij teksa mbante dorën e babai tashmë të ndjerë. /Telegrafi/