Site icon Telegrafi

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Lidi i është kthyer jetës së përditshme duke qenë edhe aktiv në rrjete sociale.

I eliminuar në një garë të fortë nominimi me Liamin, Lidi ka qenë i pranishëm në median sociale dhe intervista, duke u shprehur për përvojën e tij brenda lojës dhe duke ndarë pikëpamjet e tij mbi dinamikën e shtëpisë dhe konkurrentët.

Lexo po ashtu “Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Së fundmi, ish-banori ka bërë një lëvizje të papritur, duke na surprizuar të gjithëve me një zbulim të veçantë.

Lexo po ashtu Lidi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Lidi ka ndarë një fotografi romantike me partneren e tij.

Kjo është hera e parë që ai prezanton partneren e tij me publikun, duke zbuluar një anë më personale të jetës së tij jashtë shtëpisë së BBVA.

Nën këtë fotografi, ku shihen ata të dy të lumtur dhe të buzëqeshur, Lidi ka shkruar një dedikim të ëmbël: “Të dua jeta ime, me padurim pres me u pa”. /Telegrafi/

Foto: Lidi Delia/Instagram
Exit mobile version