Site icon Telegrafi

Ish-banori i “Big Brother”, Arjon Muça: Më kanë ofruar 100 milionë lekë për një natë (Video)

Ish-banori i edicionit të dytë të spektaklit “Big Brother Albania”, Arjon Muça, ka qenë i ftuar së fundmi në “Pop Culture”.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij si bloger, ndërsa i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

I pyetur se cila mendon se është këngëtarja më seksi shqiptare, Arjoni tha se nga mënyra se si ecur në rrugëtimin e saj, është këngëtarja Soni Malaj.

Ndërkohë, në një nga pyetjet më pikante se a ka pasur oferta për marrëdhënie seksuale? Ai befasoi me përgjigjen, duke treguar se i ka ndodhur diçka e tillë.

“Më kanë ofruar 100 milionë lekë për një natë, pro kam refuzuar”, ka thënë Muça.

Përveç pjesëmarrjes në “Big Brother”, Arjoni u bë i njohur edhe si prezantues kur i hyri botës së televizionit, dhe drejtoi disa programe.

Ai njëherësh është djali i një prej stilisteve më të njohura në Shqipëri, Jona Muça. /Telegrafi/

Exit mobile version